Pas humbjës së Napolit me Bolognan në rrjetet sociale nisi të shfaqej #conteout dhe kjo është hera e parë që ndodh që nga momenti kur Antonio Conte mori drejtimin e skuadrës kampione të Italisë, e para pakënaqësi e shprehur nga tifozët që nga 26 qershori i 2024 kur tekniku italian bëri prezantimin.

Nuk ishte një zgjedhje e rastësishme ajo e Aurelio De Laurenitiis për të prezantuar trajnerin në ndërtesën historike në sheshin ‘Plebiscito’; pas një sezoni të dështuar kjo manovër donte të thoshte vetëm rinisje me më të mirin në pankinë. Dhe kështu ndodhi. Conte ia doli që në vitin e tij të parë me Napolin t’i japë kësaj skuadre një titull tjetër të Serie A, i dyti në 3 vitet e fundit. Në sezonin 2024/25 i toleruan disa deklarata të larmishme të Contes; sic ishin thumbat ndaj klubit për lëvizjet në merkato, ato për Drejtorin Sportiv Giovanni Manna për zëvendësuesin jo të përshtatshëm të Kvaratskhelias e kështu me radhë. Nëse sezonin e kaluar, disa fjalë dhembën më pak sepse Napoli fitonte edhe pse nuk shkëlqente në lojë pasi ishte kompakt dhe me mentalitet fituesi, këtë vit dicka ka ndryshuar.

Që nga ndeshja e parë e kampionatit tifozët nisën të bëjnë një analizë më të thellë të ndeshjeve duke kërkuar në momente të caktuara kthimin në skemën 4-3-3 në vend të 4-1-4-1 që Conte e aplikoi për të mos hequr dorë nga asnjë prej mesfushorëve në dispozicion

Më pas erdhi humbja 6-2 në Eindhoven që edhe u fal nga tifozët, ashtu sic u falën edhe deklaratat e trajnerit pas asaj ndeshjeje: ‘9 lojtarë të rinj janë tepër’. Ishin pikërisht 4 ndeshjet e fundit që sollën edhe në nisjen e fushatës  #conteout  në mendjen e tifozëve. Pas ndeshjes bindëse me Interin erdhi një fitore e vuajtur me Leccen, barazimi me Eintrachtin në Champions që e zbriti në vendin e 24 dhe barazimi me Comon. E megjithatë këto ndeshje nuk i ndezën sirenat e alarmit. Humbja me Bolognan, po. Dhe ndoshta edhe fjalët te trajnerit si ‘nuk shoh energji pozitive’ apo ‘do të flas me klubin’.

Ishin këto ndoshta pika që theu vazon të paktën në rrjetin social X ku bashkë me #conteout lexohet dhe pastime të tilla si : ‘Largohu dhe shiko si do ta rigjejmë energjinë pozitive. Problemi është loja dhe idetë e tua, jo e lojtarëve të rinj që kanë ardhur dhe që i aktivizon në minutën e 60’, ose ‘Tre ndeshje 0 gjuajtje në portë, përgjegjësi absolute e Contes që nuk bën rotacione për t’iu dhënë mundësi lojtarëve të marrin frymë. Të luash gjithmonë prapa edhe kur rikuperon është antifutboll’, pa llogaritur këtu edhe videot me deklaratat më të forta që po bëjnë xhiron e botës. Nëse është e vërtetë që në futboll rezultatet nuk falin, është po kaq e vërtetë që  në epokën e rrjeteve sociale, fjalët kanë një peshë shumë të rëndë.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta