Kuqezinjtë nuk e kanë të lehtë përballë Andorrës, specialistët e parashikimeve e mendojnë një fitore të ngushtë 0-1
Në 26 nëntor në Metropolitano do të ketë një betejë me ngjyra albiceleste; Atletico Madrid e Diego Pablo Simeone do të përballet me Interin e kapiten Lautaro Martinez.
Mes diferencave në fushën e lojës dhe aspekteve të ndryshme që do të kushtëzojnë këtë ndeshje të Ligës së Kampioneve, askush nuk kishte menduar për…vaksinat që janë të nevojshme për të hyrë në Angola, vendi që të premten do të luajë miqësoren me skuadrën kampione të botës.
Por jo të gjithë futbollistët e grumbulluar nga trajneri argjentinas kanë kompletuar rregullisht ciklin e vaksinave. Scaloni ka thirrur rregullisht si 3 argjentinasit e Atletico Madrid, Julian Alvarez, Nahuel Molina e Giuliano Simeone ashtu edhe Lautaro Martinez nga Interi, por trajneri kampion i botës u desh të dorëzohej përballë protokollit mjekësor dhe kështu u krijua një ndarje mes lojtarëve që mund të udhëtojnë në Afrike dhe atyre që do të qëndrojnë në Evropë.
Të përjashtuarit nga lista janë pikërisht futbollistët e Atletico Madrid, Alvarez, Molina dhe Simeone Jr sepse nuk i plotësuan në kohë praktikat e vaksinimit të detyrueshëm kundër etheve të verdha me Federatën Argjentinase që konfirmoi qëndrimin në Madrid të 3 lojtarëve të Atleticos, pa stres dhe pa asnjë rrezik. E kundërta ndodh me Lautaro Martinez që do të shkojë në Luanda për të luajtur miqësoren me argjentinasin e Interit që e kreu ciklin e vaksinimit në Milano në ditët e kaluara.
Lautaro Martinez do të kthehet në Appiano vetëm javën e ardhshme por më parë do të duhet të menaxhojë një udhëtim të gjatë, një ndryshim të klimës dhe ndonjë vështirësi logjistike. Nuk duhet dyshuar që Lautaro Martinez e adhuron kombëtaren e tij dhe kurrë nuk do të tërhiqej vullnetarisht,por është e qartë që diferenca me kolegët e tij të Atletico Madrid rrezikon të jetë një faktor në përgatitjen e sfidës së Ligës së Kampioneve. Por përpara udhëtimit për në Madrid, të dielën e 23 nëntorit do të jetë derbi i Milanos, që nuk është aspak një sfidë e lehtë, ndërsa Atletico do të luajë në transfertë ndaj Getafes përpara se të presë në shtëpi Interin
Top Channel