“Nuk ka lidhje me çfarë u tha”/ Balla për ligjin e barazisë gjinore: Është për gratë dhe vajzat, të paguhen dhe përfaqësohen njësoj si burrat

10/11/2025 11:17

Nga edicioni i 10-të i Shkollës së Integrimit Europian, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, komentoi miratimin e ligjit për barazinë gjinore të enjten në Kuvend.

Për ligjin e shumëdiskutuar, Balla tha nuk ka lidhje me çfarë u tha, por ka si qëllim që vajzat dhe gratë të marrin peshën e duhur në përfaqësim dhe të paguhen njësoj si burrat për të njëjtën punë.

“Ligji për barazinë gjinore nuk ka ligje me çfarë u tha. U tha që ligji për barazinë gjinore ndryshon gjinitë. Ligji thotë gjini janë roli që shoqëria i ka caktuar burrit dhe gruas. Ky është i thënë në ligj. E dyta në këtë vend këta namusqarët  mendojnë se gratë dhe vajzat trajtohen me të njëjtën pagë me burrat? Jo. Ajo vajza për të njëjtin vend pune, paguhet më pak vetëm sepse është vajzë. Ky ka qenë një debat edhe në BE, kolegët e mi në Parlamentin Europian kanë bërë luftë për këtë. Këtë thotë ligji që miratuam ne.

E dyta, jo vetëm barazi në pagë, por përfaqësim. Unë kam 21 vjet në Kuvend, 30 vjet në politik, Po të shkojë në këshillin bashkiak të Kuksit, kishte vetëm burra para 10 vitesh. Po gratë e Kuksit, ku të zgjohej zëri i tyre. U desh të ndërhynim në kod zgjedhor që të ishte 50/50, Po Kuvendi i Shqipërisë në 2005 10 vajza dhe gra ishin nga 140 mendimtarë të kombit. Gratë shtatzëna, lehona, ato që kujdesen për persona me aftësi të kufizuar, duhet të punojnë më pak dhe të paguajnë më shumë. E shfrytëzuan ligjin si një top për të goditur tjetrin. Ambasador ne nuk i bëjmë ligjet se na thoni ju, por se i bëjmë mirë Shqipërisë duke u anëtarësuar te ju”-u shpreh Balla.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta