Maurizio Sarri mbeti i pakënaqur me gjykimin e arbitrit të ndeshjes Inter-Lazio teksa lëshoi edhe një frazë provokuese: ‘Do të duhet të marrim arbitra nga jashte me huazim se këta që shoh këtu nuk janë më në lartësinë e duhur’-ishte fraza e thënë nga trajneri i Lazios.

Në këtë pikë në mënyrë spontane lind pyetja: Çfarë do të ndodhte nëse një arbitër I Premier League do të drejtonte një ndeshje të Serie A? Ja se  çfarë thonë të dhënat.

SERIE A, MBRETËRESHA E FAULLAVE

Nga të dhënat e marra nga Opta është bërë i mundur krahasimi mes arbitrimit në itali me ata në kampionatet e tjerë. Ajo që të bie në fillim në sy është se Serie A është kampionati ku akordohen më shumë faulla mes 5 ligave kryesore në Evropë; thuajse 27 faulla për ndeshje, e fundit në klasifikim është pikërisht Premier League me 22 faulla të akorduar për ndeshje. Nuk ishte rastësi, që ndeshja me më shumë faulla të akorduar në të gjitha kampionatet kryesore evropiane ishte Roma-Inter me 47 të tillë 1 faull në cdo 1.9 minuta. Në Premier League, ndeshja me më shumë faulla ishte Fulham-Leeds, me 35 që nuk do të hynte as në Top 5 të Serie A. Inter-Lazio që u ankua aq shumë Sarri kishte 37 faulla dhe do të ishte në bvendin e katërt

KOHA EFEKTIVE

Të dhënat për faullat pasqyrohen edhe te koha efektive e ndeshjeve. Fërshëllimat e vazhdueshme të arbitrave të kombinuara me humbjet e kohës, bëjnë që Serie A të jetë inferior ndaj Premier League përsa i përket kohës efektive. Përvec ndeshjeve në përgjithësi më të shkurtra, koha efektive që luhet në Serie A është 2 minuta më e ulët në krahasim me atë të premier League 53 kundrejt 55 minuta

SERIE A NUK ËSHTË MË TËRHEQËSE

Në këtë pikë diferencat duken minimale, por në të vërtetë  nuk ndihmojnë që të bëjnë kampionatin Italian më tërheqës. Mjafton të mendosh që në këtë fillim të sezonit, rezultati që është është regjistruar më shpesh në 110 ndeshje është ai 0-0, në plot 17 raste. Në Angli, ndeshjet me rrjeta të paprekura janë vetëm 7. Edhe në këtë mënyrë zgjerohet hendeku mes skuadrave italiane dhe atyre angleze; me ndeshje që kanë kaq pak gola është e vështirë të shesës Serie A jashtë vendit me të njëjtat shifra si Premier League. Në 3 vitet e fundit diferencat në këtë pikë kanë qenë të jashtëzakonshme mes dy kampionateve; 250 milionë euro kundrejt 2.6 miliardëve…

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta