Anis Mehmeti, lojtari më i dashur i tifozëve të ekipit të tij në Angli, por për Sylvinhon…
Kombëtarja shqiptare ka nisur sot në Barcelonë përgatitjet për dy ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë.
Në seancën e parë stërvitore ishin të pranishëm pjesa më e madhe e lojtarëve që kanë mbërritur, ndërkohë që në orët e mbrëmjes në vijim pritet që grupi të plotësohet me ardhjen e Thomas Strakoshës, Nedim Bajramit dhe Mirlind Daku.
Grupi i lojtarëve u stërvit fillimisht në palestër dhe më pas zbriti në fushë për ushtrime të ndryshme taktike. Berat Gjimshiti dhe Arbër Hoxha u stërvitën vetëm në palestër, me fokus rikuperimin, duke qenë se kanë luajtur me klubet e tyre dje.
Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në Spanjë përpara se të niset drejt Andorrës për ndeshjen e datës 13 nëntor.
Top Channel