Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive dhe votë për kandidatët socialistë në zgjedhjet e pjesshme që po zhvillohen sot në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka publikuar një foto me vajzën e tij Melani, Balla u thekson se prej mëngjesit qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës ‘po votojnë për kryebashkiakët e rinj për të vazhduar rrugën drejt #Shqipëria2030 me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë’.

Ne socialistët shqiptarë po mbajmë zotimin tonë në zgjedhjet e majit se ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve, pagave dhe mandati i anëtarësimit në Bashkimin Europian.”, tha Balla.

Sipas Ballës, qeveria dhe mazhoranca socialiste po zbatojnë një plan të qëndrueshëm për përmirësimin e standardit të jetesës, duke e përkthyer këtë në rezultate konkrete për qytetarët.

“Kështu pensionistët tanë, përveçse do të marrin këtë dhjetor, bonusin e fundvitit, duke filluar nga janari, do të kenë një rritje tanimë të shtrirë në çdo muaj të katër viteve që kemi përpara përmbi indeksimin e përvitshëm, natyrisht”, deklaroi Balla në postimin e tij shoqëruar me një foto me të bijën, që simbolizon të ardhmen.

Në vijim, kreu i grupit parlamentar të PS-së ftoi qytetarët që të dalin në votime dhe të mbështesin kandidatët socialistë në pesë bashkitë ku sot zhvillohet procesi:

Brunilda Mersini (Vlorë)

Ervin Ceca (Berat)

Florenc Doka (Cërrik)

Altin Bojni (Mat)

Gramoz Sako (Tepelenë)

Ai e mbylli duke thënë “Prandaj ju ftoj të dilni masivisht dhe të votoni kandidatët tanë”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta