Aksident me vdekje në aksin Peqin-Rrogozhinë Është mbyllur procesi i votimit në 5 bashkitë që sot shkuan në zgjedhje të pjesshme për të zgjedhur kryetarin e ri, me një pjesëmarrje totale prej 18.51%.
334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë patën të drejtën e votës dhe shprehjes së vullnetit të tyre të lirë, ndërsa qendrat e votimit u hapën në ora 07:00, edhe pse në disa prej tyre pati vonesa.
Referuar përcaktimit në kodin zgjedhor, kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetori deri më 15 nëntor, qendrat e votimit mbyllen në orën 18:00.
Në Vlorë numri i qytetarëve që mund të votonin në 232 qendra votimi ishte 171.895. Në Tepelenë me të drejtë vote ishin 12.667 qytetarë, në 22 qendra votimi.
Në Mat ishin 29.092 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa qendrat ku mund të votonin ishin 47. Në Cërrik ishin 57 qendra votimi, dhe numri i zgjedhësve ishte 38.724.
Në bashkinë e Beratit të drejtën e votës e kishin 82. 161 zgjedhës, të cilët mund të votonin në 116 qendra votimi.
Ndërkohë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në daljen për mediat tha se grupmosha që ka marrë pjesë më shumë në këto votime janë ata mbi 65 vjeç, ndërsa vihet re një ‘braktisje’ e kutive të votimit nga të rinjtë.
Ndërkohë qarku i Vlorës rezulton ai me numrin më të ulët të votuesve në krahasim me 4 bashkitë e tjera, me afro 13%. Ndërkohë pjesëmarrje më të lartë ka pasur Mati, me afro 40%.

Në garën për zëvendësimin e 5 kryebashkiakëve të zgjedhur deputetë, apo ministër si në rastin e Andis Sallës së Cërrikut ishin 13 kandidatë.
Fushata e këtyre zgjedhjeve të pjesshme kaloi pa shumë zhurmë dhe as protagonizëm. Nuk pati mitingje dhe as takime elektorale ku të pranishëm të ishin liderët e partive kryesore.
Ndryshe nga herë të tjera Partia Demokratike nuk kishte kandidatë të regjistruar nën siglën e saj apo ndonjë partie tjetër opozitare, ndonëse de fakto kanë shprehur mbështetjen për disa kandidatë të pavarur në këtë garë.
Përditësimi i shifrave nga KQZ (klikoni këtu)
18:00 Mbyllet procesi i votimit
I pyetur nëse mund ta quante të suksesshëm procesin zgjedhor, Celibashi u shpreh se nga ana e KQZ zgjedhjet janë administruar në mënyrë profesionale. “Suksesi matet me mënyrë profesionale që organizohen zgjedhjet. Mendojë që zgjedhjet u përgatitën shumë mirë nga ana e KQZ dhe profesionalisht janë të organizuara shumë mirë, të krahasuara më standardet ndërkombëtare”, tha Celibashi.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në komunikim me mediat pas mbylljes së procesit të votimit, ka bërë me dije rezultatin e pjesëmarrjes së qytetarëve në votime në këto 5 bashki. Ai tha se pjesëmarrja në total për 5 bashkitë ishte 18.4%, ndërsa shtoi se Vlora kishte numrin më të ulët të qytetarëve që morën pjesë në votim. Ai tha se në Tepelenë krahas numërimit manual do të bëhet vlerësimi i fletëve dhe të dhënat e numërimit duke përdorur inteligjencën artificiale.
Është mbyllur procesi i votimit në 5 bashkitë që sot shkuan në zgjedhje të pjesshme për të zgjedhur kryetarin e ri, me një pjesëmarrje totale prej 18.45%. Por sipas të dhënave të KQZ, ajo që u vu re është një pjesëmarrje shumë e ulët nga ana e të rinjve në procesin e votimit. Referuar shifrave, grupë-mosha 18-24 dhe 25-34 ka pasur një përqindje shumë të ulët pjesëmarrje në të gjitha bashkitë.
Procesi i votimit ka përfunduar në 5 bashkitë ku mbaheshin zgjedhjet në vend. Menjëherë pas përfundimit të votimit, ka nisur edhe transporti i kutive në qendrat e numërimit, teksa pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte 18.45%. Në Berat do të ketë vetëm dy qendra numërimi. Sa i përket Matit, QV më e largët është në fshatin Gjocaj, materialet e së cilës mund të vonojnë deri në 3 orë për të mbërritur në Mat.
Një e moshuar nga qyteti i Vlorës ka vendosur të votojë në minutat e fundit para mbylljes së kutive të votimit. E pyetur nga gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo, ajo tregon se shkak ka qenë moti i keq por gjithsesi shprehet e pakënaqur me kandidaturat në qytetin e saj.
17:55 Pak minuta para mbylljes së votimit, në Vlorë ikin dritat
Vetëm 5 minuta para mbylljes së qendrave të votimit, në Vlorë kanë ikur dritat. Gjithsesi kjo situatë duket se nuk i ka penguar të disa prej qytetarëve të hidhnin votën.
Pjesëmarrja në qendrën e votimit nr. 3224 në fshatin Velabisht ka qenë e dobët deri në këto momente. Sipas të dhënave zyrtare, nga 888 qytetarë të regjistruar në listën e zgjedhësve, kanë votuar vetëm 173 votues. Kryetari i komisionit pohon se deri tani situata paraqitet e qetë dhe pa probleme.
Amarildo Hoxha, kandidati i Pavarur për Bashkinë e Cërrikut paraqitet në detyrë si mjek i skuadrës së Elbasanit teksa kjo e fundit zhvillon ndeshjen e javës së 11-të të Superiores me Egnatian.
Kreu i PS në Vlorë, Klevis Kaso , i është drejtuar qytetarëve me një mesazh, duke i kërkua atyre të paraqiten në qendrat e votimit para se të mbyllet procesi zgjedhor. Ai e ka cilësuar votimin si një të drejtë legjitime që i tako atyre për të vendosur mbi të ardhmen e qytetit.
Kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi në një komunikim për mediat deklaroi se grupmosha që ka marrë më shumë pjesë në zgjedhjet e pjesshme deri tani janë ata mbi 65 vjeç.
Teksa ngelen më pak se dy orë nga mbyllja e orarit zyrtar të procesit të votimit, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi raportoi për dy problematika.
16:02 Vetëm 10% e vlonjatëve kanë votuar deri më tani, Celibashi: Vota është një detyrim qytetar
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka bërë thirrje të gjitha votuesve të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, duke e cilësuar atë si një detyrim qytetar.
Në lidhje me pretendimet e njërit prej kandidatëve për zgjedhjet vendore, se pranë gjimnazit “Tomorr Sinani” në qytetin e Cërrikut ndodheshin persona që po intimidonin qytetarët, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.
Interesi për të marr pjesë në zgjedhje duket i ulët në Vlorë, edhe pse kanë kaluar 8 orë nga nisja e orarit zyrtar të hapjes së qendrave të votimit. Në Dukat kishin më shumë se dy orë në pritje të votuesve në qendrën e votimit, në shkollën Hasan Mëhilli, banori që erdhi kishte harruar kartën e identitetit.
Kandidati i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Eligert Hima pretendon se jashtë qendrave të votimit, qëndrojnë persona të paautorizuar për të intimiduar zgjedhësit. Në një deklaratë për mediat, ai i bën thirrje policisë së Shteti për të garantuar që vota e qytetarëve të jetë e lirë.
Rreth 60 qytetarë nga 1170 zgjedhësit e Tragjasit kanë ushtruar të drejtën e votës. Sipas anëtarëve të komisioneve të dy qendrave të votimit të këtij fshati, pengesë është koha me shi, vendndodhja ku votohet në zonë të vështirë me rrugë të pashtruar, si edhe fushata e vakët.
Pjesëmarrja e votuesve deri në orën 13:00 në pesë bashkitë është 13%. Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat u shpreh se pjesëmarrja më e lartë është në Mat, ndërsa më e ulëta në Vlorë me 8.51%.
Drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Elbasanit, Arbian Mazniku në një prononcim për gazetarët ka sqaruar numrin e zgjedhësve më shumë në lista se zgjedhjet e majit 2025.
Ish-kryetari i Bashkisë së Cërrikut, i cili tashmë është ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka votuar mesditën e kësaj të diele. Ai deklaroi se mendon që pjesëmarrja do të rritet, teksa ftoi banorët e Bashkisë së Cërrikut të votojnë.
Ka nisur me probleme procesi i zgjedhjeve lokale në pesë bashkitë e vendit. Janë kryesisht probleme të njohura tashmë, si vështirësia në identifikimin e qytetarëve që shkojnë për të votuar nëpërmjet pajisjes, por edhe ndryshimi i qendrës së votimit, si në rastin e një çifti që vjen nga Italia.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e 5 kryebashkiakëve të rinj në vend. Pjesëmarrja në votime në pesë bashki deri në orën 11:00 është 10.82%.
Nga pesë bashki që votohet sot për kryebashkiak, pjesëmarrjen më të ulët e ka Vlora me 5.12%. Pasi votoi, kandidati i pavarur Gjergj Nika u shpreh se do te ketë një bojkotim të klasës politike dhe ky tha ai, do të jetë një leksion.
Kandidati i Partisë Socialiste në Cërrik, Florenc Doka u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë në zgjedhjet që mbahen sot. Pasi votoi, në një deklaratë për gazetarët, ai u shpreh se vota është një mjet për të kërkuar llogari.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e 5 kryebashkiakëve të rinj në vend.
Diella mesa duket nuk është krijesa e vetme virtuale ne vend, ajo ka edhe binjaken e saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Për herë të parë KQZ po teston inteligjencën artificiale në bashkinë e Tepelenës, por ajo është ende herët për të zëvendësuar numëruesit e partive.
Në njësinë administrative të Novoselës, pjesë e Bashkisë Vlorë, procesi i votimit po ecën normal, por me pjesëmarrje të ulët. Personat e moshuar kanë pasur probleme pasi shenjat e gishtit nuk u njiheshin, por u është gjetur zgjedhja.
I shoqëruar nga bashkëshortja dhe me fëmijën e vogël, kandidati i pavarur në Tepelenë Gabriel Guma, votoi në fshatin Luzat. Pasi hodhi votën, ai u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë kandidatin e duhur.
Suzana Pasha, kandidatja e pavarur në Bashkinë e Matit ka votuar pak momente më parë. Në një prononcim për mediat, ajo u shpreh se procesi është i qetë, ndërsa uroi që garën ta fitojë kandidati më i mirë.
Avokati Eduart Brahilika, kandidat i pavarur (mbështetet nga opozita) ka votuar për zgjedhjet për kryebashkiak. Në një prononcim për mediat ai tha se procesi i votimit është i qetë, ndërsa u bëri thirrje matjanëve që të dalin nga shtëpitë dhe të votojnë.
10:39 Vlorë/ 90-vjeçari që nuk ka munguar kurrë në zgjedhje: Kam votuar gjithmonë, jam korrekt
Ismail Mahilaj, nga Novosela e Vlorës, është 90-vjeçari që nuk ka munguar në asnjë zgjedhje. Ai ka deklaruar se i është drejtuar gjithmonë kutive të votimit, ashtu siç bëri edhe sot.
10:37 Pjesëmarrje e ulët në Cërrik, kandidati i pavarur: Shpresojmë të mos ketë ndërhyrje nga jashtë
Kandidati i pavarur për kryebashkiak në Cërrik, Amarildo Hoxha, pasi votoi, i bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë. Në një deklaratë për gazetarët, ai tha se shpreson që të mos ketë ndërhyrje nga jashtë në këto zgjedhje.
Gjatë konferencës për mediat, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, u pyet se kur do të dalin zgjedhjet në pesë bashkitë.
Ai tha për gazetaren e Top Channel, Elda Menga, se procesi i numërimit të votave pritet të përfundojë mesditën e së hënës.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, gjatë një konference për mediat ka ndarë informacione rreth procesit të votimit në pesë bashki të vendit.
Sipas KQZ-së, pjesëmarrja në të gjitha bashkitë deri në këtë orë është 2.42%.
Kandidatja e Partisë Socialiste për Vlorën, Brunilda Mersini, ka votuar paraditen e sotme.
Teksa ushtroi të drejtën e votës, ajo ka deklaruar më pas se kjo është një ditë e shënuar, teksa është e kënaqur me pjesëmarrjen.
Për disa qytetarë në Vlorë procesi i votimit po shihet me vështirësi.
Një çift i të moshuarve, që ka ardhur posaçërisht nga Italia për të ushtruar të drejtën e tyre të votës, u përball me problematika në dokumentacionin e nevojshëm dhe me mungesë informacioni mbi qendrën e tyre të votimit.
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Cërrik, Eligert Hima, ushtroi më herët të drejtën e tij për të votuar.
Pasi votoi kandidati u bëri thirrje qytetarëve të Cërrikut të votojnë masivisht.
09:15 Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, KQZ publikon shifrat e para të pjesëmarrjes në votim
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e para të pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e 5 kryebashkiakëve të rinj në vend.
Sipas të dhënave të raportuara deri në orën 08:00, pjesëmarrja në pesë bashkitë është:
Vlorë: 687 qytetarë kanë votuar, ose rreth 0.51%.
Berat: 580 qytetarë kanë votuar, ose rreth 0.83%.
Cërrik: 323 qytetarë kanë votuar, ose 0.97%.
Mat: 463 qytetarë kanë votuar, ose 1.96%.
Tepelenë: 182 qytetarë kanë votuar, ose 2.07%.
09:14 Voton kandidati i PS në Mat, Altin Bojni: Sot është dita e fjalës së qytetarëve
Kandidati i Partisë Socialiste në Mat, Altin Bojni, i është drejtuar kutive të votimit ditën e sotme, në zgjedhjet lokale.
Ai ka deklaruar se sot është dita e fjalës së lirë të votuesve, teksa u bën thirrje të gjithëve të votojnë.
08:27 Zgjedhjet lokale nën masa të shtuara sigurie, policia do të marrë në ruajtje 473 qendra votimi
Zgjedhjet lokale në pesë Bashki të vendit do të shoqërohen nga masa të shtuara sigurie.
Policia do të marrë në mbikëqyrje 473 objekte që do të shërbejnë si qendra votimi, teksa sqaron se si do të vijojë me procesin e punës për sigurinë e zgjedhjeve.
07:48 Nis votimi në Cërrik, qytetarët zgjedhin kryebashkiakun e ri, procesi pa probleme
Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku raporton se ka nisur votimi në të gjitha qendrat e votimit në Bashkinë Cërrik. Deri më tani nuk raportohet për asnjë problematikë.
07:24 Katër qendra votimi në Vlorë nuk kanë nisur procesin, qytetarët nuk arrijnë të votojnë
Në shkollën industriale Vlorë ku janë katër qëndra votimi ende nuk ka nis procesi i votimit. Janë duke u bërë përgatitjet e fundit. Ndërkohë qe qytetarë që kanë dashur të votonit nuk e kanë kryer për shkak se ende nuk ka nis.
07:15 Nisin problemet e para të zgjedhjeve në Berat, probleme me kamerat në një qendër votimi
Tashmë kanë nisur problemet e para në Berat, aty ku mbahen sot zgjedhjet për kryebashkiakun e ri. Në një qendër votimi, përkatësisht për 3270, ka probleme me kamerat.
07:00 Zgjedhjet lokale në 5 bashki, Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët e pesë bashkive ku do të bëhen zgjedhjet që të votojnë.
Top Channel