Video/ Momente paniku për Ariana Granden, këngëtarja i shpëton mrekullisht përplasjes nga një makinë

08/11/2025 21:28

Një moment i frikshëm për Ariana Grande në Paris! Këngëtarja 32-vjeçare u gjend shumë pranë një aksidenti pasi një automjet rrezikoi ta përplaste teksa po kalonte rrugën për të përshëndetur fansat.

Në pamjet që u shpërndanë në platformën X, Grande duket e tmerruar, duke ngritur dorën për t’u mbrojtur, ndërsa makina ndaloi vetëm disa centimetra larg saj.

Këngëtarja shkëlqeu në një fustan të zi me detaje lulesh rozë gjatë ngjarjes në Operën e Parisit. Grande kompletoi look-un me një pallto të zezë me ngjyra të ndezura në pjesën e brendshme dhe taka të larta, duke i dhënë stilit të saj elegancë.

Pavarësisht incidentit, Grande vazhdoi mbrëmjen me humor, duke ndryshuar më pas në një fustan rozë gjatë premierës private të Ëicked: For Good në Paris dhe duke përshëndetur fansat nga një taksi private.

Ky moment vjen pak ditë pasi Grande mungoi në premierën e Ëicked në Brazil për shkak të problemeve me fluturimin. Në një postim në Instagram, këngëtarja shprehu zhgënjimin e saj për pamundësinë për të mbërritur në Sao Paulo për shkak të problemeve teknike me avionin.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta