Stilistja Bona Karamano rikthen traditën shqiptare në modë moderne dhe unike: Veshjet e mia pëlqehen nga të huajt, sidomos nga francezët

08/11/2025 13:29

Prej 33 vitesh stilistja e veshjeve Bona Karamano drejton dizenjimin dhe qep veshje tradicionale në Pazarin karakteristik të Gjirokastrës duke tërhequr edhe vëmendjen e turistëve.

Të stilosh dhe qepësh traditën, për Bonën është unike. “E bëj me dashuri këtë punë, kur ulem bëj një model gjatë atij modeli kur unë e qep, unë filloj dhe ndryshoj modelin gjatë punimit me dhjetëra herë derisa të bëj diçka që mua më pëlqen dhe është kënaqësi kur vijnë njerëzit thonë që vërtet janë gjëra unike,janë gjëra të veçanta sepse unë një model e bëj një herë dhe kjo është bukuria që çdo njeri ka në trupin e tij veshjen më të veçantë dhe që nuk e ka tjetër njeri”, shprehet stilistja.

Veshjet e stiluara nga Bona janë pëlqyer edhe nga emra të njohur. Bona veçon prej tyre ish ambasadoren amerikane Yuri Kim.

“Veshjet e mia i tërheqin turistët jashtë mase sidomos francezët, hollandezët , gjermanët tek unë kanë blerë dhe ambasadorë, Yuri Kim biles është kënaqësi kur e shikon atë me veshjen time, ambasadorë të tjerë, të cilët janë rikthyer sërish në atelienë time dhe jo vetëm kënaqësi por që ndien një lloj emocioni, kur të vlerëson dikush i huaj,ndihesh akoma më tepër e kënaqur”, thotë Bona Karamano.

Në Gjirokastër ka një interes në rritje për mjeshtëritë që lidhen me stilimin dhe realizimin e veshjeve të ndryshme dhe veçanërisht atyre kombëtare.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta