Gjykata Kushtetuese e ktheu në detyrë, reagojnë avokatët e Veliajt: Fitore për shtetin e të drejtës, priti 9 muaj për të folur 9 minuta
Është ndarë në moshën 61-vjeçare vëllai i ish-deputetit Petro Koçi. Në një reagim prekës në rrjetet sociale, ish-deputeti shkruan se vëllai i tij Beni, ishte “djalosh energjik dhe me shpirt sportiv”.
Ai ka ndërruar jetë për shkak të problemeve me shëndetin nga një diagnozë onkologjike.
“Beni ynë nuk ja doli dot! Ndër 5 djem qe shtuan familjen qe krijuan babai dhe nena jone, Beni ishte i dyti. Lindi ne Fier, ne 13 Shkurt 1964.
Edhe se i rritur ne kushtet e vetëkuptueshme të një familjeje ne vështirësi ai shpejt u shndërrua në një djalosh energjik dhe me shpirt sportiv.
8-vjecaren e kreu te Shkolla Andon Xoxa e me pas vijoi në një shkolle teknike për të plotësuar etjen dhe pasionin për fushat teknike dhe elektronike. Punoi disa vjet si teknolog ne Azotik, Fier. Dallohej për një shpirt krenar e te pastër. Ndërsa mbërriti ne moshën e duhur për te krijuar familje e sfidoi shoqerine dhe mentalitetin e kohës duke u lidhur krenarisht me shoqen e jetës, Vasilika Gjikopullin, mbese e te pushkatuarit politik Milto Gjiokopulli. Beni nuk iu dorëzua as presionit shoqëror e as atij familjar, duke i mbetur besnik zgjedhjes se tij shpirtërore.
Familja e re lindi dy femijet Xhinen dhe Vasilin. Hapja e kufijve solli dhe ikjen e Benit si emigrant drejt Greqisë. Per te siguruar familjen beri pune te vështira e te mundimshme. Para disa vitesh u kthye ne qytetin e lindjes Fier. Me duar te arta e shpirt punetor te palodhur vijoi te udheheqe familjen e tij fierake.
Por shëndeti i lig i beri prite te pabese. Lufta me diagnozën onkologjike vijoi thuajse një vit e gjysem dhe përfundoi duke u gdhire dita e sotme.
Jeta vazhdon, por familjes tone, bashkëshortes e femijeve te Benit e sidomos nenës tone qe me humbjen e Benit, pas humbjes se vëllait tone te vogël Arjanit vetëm 26 vjec ne 1998 en, do u mbetet shpirti i perveluar”-shkruan Petro Koçi.
Top Channel