Medon Berisha, për të dytën ndeshje rradhazi, shpallet “Lojtari më i Mirë i Ndeshjes”
08/11/2025 23:32
Në takimet e para të javës së 11-të të Serisë A vërtetë nuk u shënua asnjë gol por lojtarët shqiptarë, ata të Leçes, Medon Berisha dhe Ylber Ramadani bën një punë shumë të mire në përballjen që paten me Veronën.
Në këtë ndeshje të dy djemtë e kombëtares kuqezi luajtën nga minuta e parë, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha. Ekipi nuk shkoi më shumë se barazim 0-0 ndaj Veronës por gjithësesi puna e bërë kryesisht nga Berisha me sa duket mori vlerësimin e merituar.
Për të dytën ndeshje radhazi, mesfushori kuqezi u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes nga ekspertët e Serisë A, kjo konfirmon edhe një herë formën e shkëlqyer që po kalon ai në këtë sezon.
Top Channel