Lëvizja e lojtarit nga Kosova tek Shqipëria ndez debatin, reagon trajneri i Dardanëve: Ai nuk ka të drejtë të luajë me kuqezinjtë
08/11/2025 13:58
Në publikimin e listës së Shqipërisë U-21 për miqësoret ndaj Moldavisë dhe Ukrainës, trajneri Alban Bushi ka sjellë risi. Befasia më e madhe vjen nga mbrojtja.
Dair Vokrri pas 5 prezencash me Kosovën U-21 ka vendosur të kalojë te Shqipëria U-21. Futbollisti 21-vjeçar ka si pozicion natyral krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa është i gjatë 172 centimetra.
Për këtë temë ka reaguar edhe trajneri i U-21 te “Dardanët” Afrim Tovërlani për “Indeksonline”: “Diar Vokrri nuk ka drejtë me zhvillu ndeshje zyrtare me Shqipërinë, deri në përfundim të Evropianit, sepse ka pasur paraqitje për Kosovën. Është e drejtë e tij me zgjedh ka po don e çka po don”.
Top Channel