Burnley është mundur në transfertë nga West Ham, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Premier League.

Sfida e zhvilluar në “London Stadium”, përfundoi 3-2 në favor të vendasve, Sfida ishte me rezultatin e barabartë 1-1, deri në momentin që Broja u fut në fushën e lojës. Por, sapo hyri ai, në minutën e 71-të, duket se ishte një “ogur” i keq për të tijët. Ekipi i Burnley pësoi dy gola, duke marrë një humbje të hidhur.

Përsa i përket performancës së sulmuesit të Kombëtares shqiptare, ai ishte në hije për 25 minuta, duke ndikuar vetëm “për keq” te Burnley. Broja nuk regjistroi asnjë goditje, qoftë edhe jashtë porte.

Nota ishte tepër e ulët për sulmuesin shqiptar, 6.4 duke mos mundur që të bjerë në sy të trajnerit Parker. Kjo performancë e Brojës “ftoh” edhe stafin e Kombëtares shqiptare, pasi pas pak ditësh sulmuesi do të grumbullohet për t’u përballur me Andorrën dhe Anglinë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta