“Pjesa më e rëndësishme e imja”/ Ervin Salianji rrëfehet si rrallëherë për Grida Dumën: Është fat
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, ka pasur një karrierë muzikore përpara se të hynte në politikë. Me emrin artistik Mr. Cardamom, ai ka publikuar këngën “Nani”, të cilën ia ka dedikuar gjyshes së tij.
Mamdani gjithashtu realizoi një videoklip me aktoren dhe shefen e njohur të kuzhinës indiane, Madhur Jaffrey.
Talenti i tij muzikor dhe tekstet e veçanta tërhoqën vëmendjen e mediave britanike.
Rivali i tij politik, Andrew Cuomo, u përpoq ta përdorte të kaluarën muzikore të Mamdanit gjatë zgjedhjeve, duke kujtuar se sipas tij ai këndonte për dashurinë ndaj terroristëve.
Megjithatë, fushata e Cuomo-s rezultoi pa sukses. Mamdani arriti të mposhtë ish-guvernatorin Andrew Cuomo dhe kandidatin republikan Curtis Sliwa, duke u bërë kryebashkiaku i parë mysliman në historinë e Nju Jorkut.
Top Channel