“Sa përqind do fitosh ti? Po ti?”, kandidatët vihen në garë në podcastin e Ramës: Vlora: Unë do marr 80%. Tepelena: Unë besoj 83%

07/11/2025 14:01

Një ditë para heshtjes zgjedhore, kryetari i PS-së, Edi Rama ka ndryshuar edhe ditën kur e publikon podcastin e tij “Flasim”.

Këtë herë në tryezën e kreut të socialistëve ishin ulur pesë kandidatët e PS-së për bashkitë ku të dielën do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale.

Pas një bisede të gjatë me ta, në fund, Rama i ka kërkuar secilit nga një parashikim se si do të dalin në këto zgjedhje.

Të favorizuar edhe nga mungesa e fushatës nga opozita, e cila këtë herë ka vendosur të mbështesë kandidatë të pavarur, socialistët duket se i kanë hyrë garës me njeri-tjetrin se kush do të fitojë më shumë.

Biseda:

Edi Rama: Në fund fare një parashikim. Sa përqind do të marrësh ti?

Brunilda Mersini: Unë shpresoj të marr 80% të votave

Edi Rama: 80% të votave?

Brunilda Mersini: Po

Edi Rama: Po ti sa përqind do të marrësh?

Gramoz Sako: Po rreth 83% besoj.

Edi Rama: 83% As 2 as 4. Ta shikojmë. Po ti sa do të marrësh?

Ervin Ceca: Unë po tregohem më konservativ po them 75%.

Edi Rama: Po ti sa do të marrësh?

Altin Bojni: 65%

Edi Rama: Të isha në vendin tënd, matjanëve do tu thoja 51%. Po ti sa do të marrësh?

Florenc Doka: Thash se do ta mundim Tepelenën por po them 71%.

Edi Rama: Po mirë, hajde për hajër.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta