Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën mblidhet të hënën në orën 14:00 për të shqyrtuar dy kërkesa, të grupit të PD që kërkon masë disiplinore për Taulant Ballën, dhe kërkesën e PS që kërkon masë disiplinore për Sali Berishën.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kërkon përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi me 30 ditë, pas deklaratës që kreu i PD bëri për qëndrimin e ambasadorit Silvio Gonzato ndaj ligjit për barazinë gjinore.

Ndërsa grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar një kërkesë Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për të marrë masë disiplinore ndaj Taulant Ballës, duke kërkuar përjashtimin e tij për 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare.

Sipas PD, kryetari i grupit parlamentar të PS-së ka përdorur “gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta