Diddy kapet duke pirë alkool në burg, pavarësisht premtimeve për maturi dhe ndryshim

07/11/2025 22:25

Vendimi i Diddy-t për tu çliruar nga alkooli ka hasur pengesa në burgun Fort Dix të Nju Xhersit, ku ai u transferua së fundmi me kërkesën e tij.

Sipas TMZ, reperi dhe producenti 55-vjeçar, i dënuar me 50 muaj burg për transportim të grave për qëllime prostitucioni, u kap nga zyrtarët e burgut duke konsumuar alkool. Raportohet se Diddy kishte përgatitur një pije alkoolike të bërë në mënyrë artizanale nga Fanta, sheqer dhe mollë, të cilat të burgosurit i lënë të fermentohen për rreth dy javë, duke u shndërruar në një përzierje alkoolike të njohur mes tyre. Pas incidentit, autoritetet kishin planifikuar ta transferonin në një krah tjetër të burgut, por sipas burimeve të TMZ, ai do të mbetet për momentin në të njëjtin seksion.


Para dënimit të tij, në një letër drejtuar gjyqtarit tetorin e kaluar, Diddy kishte folur për përpjekjen e tij për maturi, duke deklaruar se ishte i pastër për herë të parë pas 25 vitesh. Ai pranoi se ishte “i humbur nga droga”, duke shtuar se 13 muajt në burg e kishin poshtëruar dhe thyer, “mentalisht, fizikisht dhe emocionalisht”.
“Unë i vjetri vdiqa në burg dhe një version i ri i imi u rilind,” shkroi ai. “Burgu ose do të të ndryshojë, ose do të të vrasë – unë zgjodha të jetoj”, tha reperi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta