Video/ Shkëndijes i “shpëton” fitorja nga duart, kuqezinjtë e pësojnë në sekondat e fundit nga polakët
Kërkesa e opozitës për interpelancë me numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku, pas nisjes së hetimit ndaj saj nga SPAK, u diskutua këtë mbrëmje në “Top Story”, në Top Channel.
Avokati Genc Gjokutaj e ka nisur diskutimin e tij duke sulmuar SPAK e duke deklaruar se Prokuroria e Posaçme do duhej që të ngrite akuzë ndaj Ballukut për korrupsion, dhe jo për shkelje e barazisë së tenderave.
Gjokutaj tha se Balluku ndodhet në zyrë dhe sipas tij prish provat, e kjo pasi ai thotë se s’ka SPAK. Por Grida Duma i replikon duke i kujtuar se “ky SPAK e mori në hetim”.
Më tej ai tha se SPAK nuk ka dalë me një njoftim për rastin e Ballukut, por Duma i risjell në vëmendjen që Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim zyrtar ku bën me dije se ka nisur hetimi ndaj zv. kryeministres.
Për Gjokutajn SPAK nuk shkon te Balluku, ndërsa Duma i përgjigjet: Por, ka shkuar ama.
Pjesë nga biseda në studio:
Genc Gjokutaj: Bela iku në Zvicër kur e kërkoi SPAK, erdhi 15 minuta këtu sa për të thënë. Ku është Bela? Bela është në zyrë, firmos, gris prova, intimidon njerëz. Pse e bën Bela këtë? Sepse s’ka SPAK
Grida Duma: Po ky SPAK e ka marrë nën hetim
Genc Gjokutaj: Po, po, ky është SPAK që vjedhjes i thotë vizion. S’ka nxjerr asnjë deklaratë
Grida Duma: Deklaratë ka nxjerrë se të nxori njoftimin që është në hetim
Genc Gjokutaj: Ku është Bela?
Grida Duma: Ti the që është në zyrë
Genc Gjokutaj: Se them unë, aty është… S’ka marrë pjesë në tender Bela, kanë marrë pjesë ata zotërinjtë që janë atje, të përgjigjen si e kanë bërë. Këta çfarë bëjnë? I thonë shkelje e barazisë në tendera. Kjo bëhet se ata e kanë të lagur barutin, se vajtën te Bela
Grida Duma: Por kanë vajtur ama
Genc Gjokutaj: Moj Grida, vjedhja po të qe njeri do dilte do bërtiste. Po si kanë vajtur? Ka bllokuar rrugën, nuk është gatishmëri e SPAK. Kjo është korrupsion jo shkelje e barazisë në tendera
Top Channel