Në vitin 1918, teksa Luftës së Parë Botërore po i afrohej fundit, Çarlsi I – Perandori i Austro-Hungarisë dhe anëtar i dinastisë së Habsburgëve – e kuptoi se fundi i perandorisë ishte i pashmangshëm.

Në vitin 1918, ndërsa Lufta e Parë Botërore po i afrohej fundit, Çharlsi I – Perandori i Austro-Hungarisë dhe anëtar i dinastisë së Habsburgëve – e kuptoi se fundi i perandorisë ishte i pashmangshëm.

Nipi i Franz Ferdinandit, vrasja e të cilit ndezi konfliktin botëror, Çharlsi e kuptoi se rreziku nga bolshevikët dhe anarkistët po rritej çdo ditë. Për të mbrojtur xhevahiret që familja Habsburg i kishte zotëruar për shekuj, ai vendosi t’i zhvendoste ato në Zvicër.

Ndër to ndodhej një diamant i rrallë prej 137 karatësh, në formë dardhe dhe me ngjyrë të verdhë. Ky diamant, që dikur i përkiste familjes Medici – sundimtarëve të Firences – kishte një vlerë të jashtëzakonshme historike dhe artistike. Pas internimit të familjes perandorake në Zvicër, besohej se diamanti ishte zhdukur pa gjurmë, duke marrë një dimension legjendar.

Diamanti 137 karatësh del në dritë pas më shumë se një shekulli

Për dekada, qarkulluan thashetheme se diamanti ishte vjedhur ose ishte rishitur në tregun e zi. Shumë filma dhe romane, si “Të Papërsosurit”, u frymëzuan nga kjo zhdukje misterioze. Por historia e vërtetë, e zbuluar së fundmi nga pasardhësit e Çharlsit I, treguan se diamanti nuk ishte humbur kurrë.

Që nga Lufta e Dytë Botërore, familja Habsburg e kishte ruajtur diamantin dhe bizhuteritë e tjera në një kasafortë banke në Kanada. Tre të afërm të familjes ftuan muajin e kaluar gazetarët e The New York Times për ta parë nga afër këtë thesar.

Karl von Habsburg-Lothringen, nipi i Çharlsit I, tregoi se sekreti ishte mbajtur për shkak të dëshirës së Perandoreshës Zita, bashkëshortes së Çharlsit. Sipas tij, Zita ua kishte zbuluar vendndodhjen e diamantit vetëm dy djemve të saj, Robertit dhe Rodolfos, duke u kërkuar që ta mbanin sekret për 100 vjet pas vdekjes së Çharlsit në vitin 1922. Para se të ndërronin jetë, ata ua kaluan informacionin bijve të tyre.

“Sa më pak njerëz që dinë për të, aq më e madhe është siguria,” – tha von Habsburg-Lothringen, duke shtuar se vetëm kohët e fundit kishte mësuar për ekzistencën e këtyre xhevahireve nga dy kushërinjtë e tij.

Tani që premtimi shekullor është mbajtur, familja dëshiron që diamanti dhe bizhuteritë e tjera të ekspozohen në Kanada, si shenjë mirënjohjeje për vendin që strehoi Perandoreshën Zita dhe fëmijët e saj.

“Duhet të jetë pjesë e një fondi besimi këtu në Kanada,” – tha von Habsburg-Lothringen. “Duhet të vihet në ekspozitë që njerëzit të mund t’i shohin këto pjesë të historisë.”

Në një takim të fundit, familja u mblodh në bankën ku ruhet thesari. Karl von Habsburg-Lothringen hapi valixhen e vjetër, hoqi me kujdes letrën e verdhë që mbështillte bizhuteritë dhe zbuloi diamantin që ende shkëlqente si dikur. Për shumicën prej tyre, ishte herë e parë që e shihnin me sytë e tyre.

Sipas The New York Times, ekspertët konfirmuan autenticitetin e diamantit, përfshirë Christoph Kochert, pasardhës i argjendarëve të dikurshëm të oborrit perandorak austriak.

“Dizajni i prerjes përputhet pothuajse saktësisht me përshkrimet në burimet historike,” – tha ai.

Koleksioni përfshin edhe bizhuteri të tjera mbretërore. Diamanti dikur zbukuronte kurorën e Francis Stefanit, gjatë kurorëzimit të tij si Perandor i Shenjtë Romak në vitin 1745.

Historiani Richard Bassett nga Universiteti i Kembrixhit e përshkroi këtë zbulim si “një dritare të rrallë në historinë e dinastisë më të madhe të Evropës moderne”, duke shtuar se “historia e Evropës Qendrore sillet rreth Habsburgëve”.

Pas vdekjes së Çharlsit I nga pneumonia në Madeira, ku familja ishte zhvendosur nga Zvicra, Perandoresha Zita dhe fëmijët u larguan në Spanjë, më pas në Belgjikë në vitin 1929. Kur nazistët aneksuan Austrinë në vitin 1938, djali i saj kundërshtoi publikisht pushtimin dhe ofroi ndihmën e tij për Republikën Austriake.

Në vitin 1940, familja u detyrua të ikte në Shtetet e Bashkuara, me Zitën që mbante xhevahiret në një valixhe të vogël. Më vonë, ata u vendosën në Kanada, në provincën e Kebekut.

“Gjyshja ime ndihej shumë e sigurt – më në fund mundi të merrte frymë,” – kujton Karl von Habsburg-Lothringen. “Në atë fazë, valixhja e vogël shkoi në kasafortë banke… dhe aty mbeti për dekada.”

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta