Çmimet ‘FIFA The Best’, PSG dhe Barcelona dominojë kandidaturat
Tani është zyrtare: John Heitinga nuk është më trajner i Ajax. Klubi holandez e njoftoi lajmin në faqen e tyre zyrtare të internetit.
“Ajax ka pezulluar John Heitinga me efekt të menjëhershëm.” Kontrata e trajnerit duhej të skadonte më 30 qershor 2027, por tani do të ndërpritet. E njëjta gjë vlen edhe për ndihmëstrajnerin Marcel Keizer.
Heitinga, i cili u emërua vetëm verën e kaluar pasi la rolin e tij si ndihmës trajner i Arne Slot tek Liverpooli, ka pasur vështirësi në “Johan Cruyff Arena”, veçanërisht në Ligën e Kampionëve ku Ajax-i ndodhet në fund të tabelës së fazës së ligës me katër humbje nga katër ndeshje.
Dhe pavarësisht humbjes së vetme në kampionat, dhe Ajaxi e gjen veten tetë pikë prapa liderëve Feyenoord pas 11 javëve duke regjistruar 5 fitore dhe 5 barazime. Humbja 3-0 ndaj Galatasaray në shtëpi të mërkurën u duk se ishte ajo që solli vendimin e menjëhershëm të drejtuesëve të klubit. Ajax është në kërkim të një trajneri të ri, ndërkohë, Fred Grim do të marrë përsipër detyrat e Heitinga-s.”
Top Channel