Pas golit të tij të parë në Ligën Saudite, mbrojtësi kuqezi i Al Itihad, Mario Mitaj është kthyer jo vetëm në formacionin bazë por edhe protagonist me paraqitet që po bën.

Pas një fillimi të vështirë me klubin e tij në këtë sezon, ku në disa raste përfundoi edhe në tribunë për shkak të numrit të të huajve, Mitaj tashmë duket se e ka bindur Konseisaon për të qenë titullar me skuadrën e tij.

Mbrojtësi i majtë i Kombëtares sonë, luajti titullar në ndeshjen mes Al Itihad dhe Al Sherjah, e vlefshme për Ligën e Kampioneve aziatike duke marrë edhe vlerësim shumë të lartë në bazë të statistikave në fund të ndeshjes.

Përballë tij ishte ekipi I dy lojtarëve të tjerë të kombëtares, sulmuesi Rei Manaj dhe Feta Fetain. Ata ishin në stol dhe u aktivizuan në pjesën e dytë. Manajn u aktivizua në minutën e 75 ndërsa Fetai në minutën e 85, por pa arritur të ndryshojnë fatet e ndeshjes. Vetëm pak ditë më parë, Mitaj u vlerësua sërish lart, ku edhe arriti të shënonte, në një barazim dramatik 4-4 të skuadrës së tij. Ndërkohë që ky takim i Ligës së Kampioneve Aziatike u fitua me shifrat 3-0 për nga Al Itihadi i Mitajt.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta