Pas 12 orësh debate e përplasje mes palëve, socialistët miratuan projektligjin për barazinë gjinore. Me 77 votat e deputetëve të majtë dhe 36 kundër nga opozita, u miratua ligji që ngjalli debate të forta në seancën plenare.

Projektligji “Për barazinë gjinore”, një nismë e qeverisë, synon harmonizimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut dhe trajtimin e barabartë të grave dhe burrave.

Projektligji u kundërshtua ashpër nga opozita, e cila u përplas për disa orë me radhë me mazhorancën.

Seanca u shoqërua edhe me fyerje personale mes deputetëve, ku protagonistë ishin Sali Berisha përballë Taulant Ballës dhe Toni Gogut.

Projektligji për barazinë gjinore parashikon të drejta, përgjegjësi, pjesëmarrje dhe përfaqësim të barabartë të grave dhe burrave në të gjithë diversitetin e tyre, në të gjitha fushat e jetës.

Përtej debateve, opozita dhe mazhoranca u bënë bashkë, duke miratuar me 105 vota pro ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Ndërkohë, u rrëzua kërkesa e Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta