Më në fund një lajm i mirë për Sylvinhon, Kumbulla lë pas dëmtimin, shfaqet në stërvitje normalisht
Federata e Futbollit e Serbisë u gjobit nga FIFA me 87,500 franga zvicerane dhe mbyllje të pjesshme të tribunave për ndeshjen e raundit të fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës kundër Letonisë në Leskovc.
Gjithashtu, për shkak të gjobave të shumta, FSS hoqi dorë nga shitja e organizuar e biletave për ndeshjen e raundit të parafundit kundër Anglisë në Wembley, e cila është vendimtare edhe për ekipin e Serbisë, pasi humbjas e tyre dhe fitorja e Shqipërisë në Andorra në të njëjtën ditë dhe dhe orë, do të sillte zyrtarizimin tone si pjesë e play-off-it të Botërorit.
Ndërkohë Komisioni i Disiplinës i FIFA- s mori një vendim në lidhje me ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026 midis ekipeve kombëtare të Serbisë dhe Shqipërisë, e luajtur më 11 tetor 2025.
Federata e Futbollit e Serbisë u gjobit me 87,500 franga zvicerane për sjellje të papërshtatshme të tifozëve gjatë këndimit të himneve kombëtare dhe sjellje diskriminuese të një pjese të publikut gjatë ndeshjes, si dhe masën e mbylljes së pjesshme të të paktën 25% të kapacitetit të tribunave (kryesisht pas portave) në ndeshjen e ardhshme të ekipit kombëtar A të Serbisë në garën e FIFA-s, kundër Letonisë në Leskovc.
Top Channel