Dinamo e Zagrebit zhgënjeu në ndeshjen e radhës së Europa League. Skuadra kroate ku aktivizohet sulmuesi i kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha u mund në shtëpi nga Celta Vigo me rezultatin 0-3. Në këtë ndeshje Arbër Hoxha ishte titullar, por nuk mundi dot të ndihmojë skuadrën e tij të evitojë këtë humbje.

Celta Vigo e zgjidhi praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë kur shënoi të 3 golat e kësaj sfide dhe protagonisti absolut i skuadrës spanjolle u bë Pablo Duran, autori i të 3 golave për Celtan. Vetëm 4 minuta i mjaftuan skuadrës iberike dhe Pablo Duran për të marrë avantazhin në këtë përballje duke e vendosur shumë shpejt ndeshjen në drejtimin e dëshiruar.

Në minutën e 28 erdhi edhe goli i dytë i Celtas dhe Duran, ndërsa në të 44 minutë rezultati shkoi në 3-0 për spanjollët që në këtë mënyrë regjistruan fitoren e tretë radhazi duke shkuar në 9 pikë, ndërsa për Dinamon e Zagrebit kjo ishte humbja e parë me skuadrën kroate që mbetet me 7 pikë.

Vazhdon me serinë e fitoreve Midtylland që mundi Celtic 3-1 për të shkuar në kuotën e 12 pikëve të plota. Po kështu sukses shënoi edhe Basel që mposhti FCSB 3-1, Nice humbi me Freiburg 1-3, ndërsa Salzburg triumfoi ndaj Go Ahead Eagles 2-0.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta