Xherdan Shaqiri ‘mban në shpinë’ Baselin, shqiptari shënoi dygolësh në Europa League(VIDEO)
Makthi i Fiorentinës vijon edhe pa Stefano Piolin në pankinë. Skuadra violë është mposhtur në sfidën e javës së tretë të Conference League ndaj Mainz në transfertë me rezultatin 2-1 ku për skuadrën gjermane njeriu që vendosi ndeshjen u bë koreanojugori Lee.
Dhe të mendosh që ishte Fiorentina ajo që e nisi më mirë ndeshjen teksa në minutën e 16 shënoi golin e avantazhit me Sohm. Por me kalimin e kohës, loja e skuadrës violë filloi të zbehej dhe në pjesën e dytë skuadra italiane, 2 herë radhazi finaliste e kompeticionit u shua krejtësisht.
Në minutën e 68 Mainzi barazoi në 1-1 me Hollerbach pas një asisti të Lee, me këtë të fundit që në minutën e 95 kur u mendua se kjo ndeshje po mbyllej me barazimin 1-1, shënoi golin e fitores për Mainzin që shkon në 9 pikë, ndërsa Fiorentina mbetet me 6
Në ndeshjet e tjera të Conference League spikat barazimi i AEK të Athinës ndaj Shamrock 1-1, fitorja e Celje me Legia Varshavë 2-1, suksesi i Shakhtar Donetsk ndaj Breidablik 2-0
Top Channel