“Buxheti më i madh në historinë e Shqipërisë”, Balla: Qeveria e mbajti fjalën për pensionistët, përfitojnë edhe Policia e Garda

06/11/2025 10:25

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, foli në Kuvend rreth miratimit të buxhetit, duke u shprehur se si do të ndahet te pensionistët, duke u shprehur dhe se do të përfitojë edhe Policia e Garda.

“Në emër të grupit parlamentar të PS-së, dua sot të përgëzoj qeverinë për sjelljen në Kuvend jo vetëm të buxhetit më të madh në historinë e Shqipërisë, por mbi të gjitha mbi faktin se kjo shumicë, kryeministri dhe qeveria, e mbajtën fjalën që iu dhanë pensionisteve dhe populli shqiptar na besoi si asnjëherë më 11 maj lër të rritur me këtë buxhet që u arrit sot. Bashkëndani dhe ju me ne që Shqipëria nuk është më ai vendi që mezi rri në këmbë dhe jemi shumë krenarë që të themi se fjalën që dhamë e mbajtëm dhe sot jemi në ditën kur zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë komunikojmë shifrat historike të këtij vendi.

Pensionistët jo vetëm që do të marrin bonusin e fundvitit, por do të kemi një rritje më të shtrirë gjatë vitit 2026, por deri në fund të këtij mandati pensioni të shkojë si më poshtë:

Pensioni urban për ata me vite të plota pune: 400 mijë lek

Pensioni urban iu mesëm: 250 mijë lekë

Pensioni rural: 180 mijë lekë

Pensioni familjar: 180 mijë lekë

Pensioni i invaliditetit: 130 mijë lekë.

Sot flasim para jush vetëm për rritjen që është parashikuar në buxhet. Pensioni urban do të rritet çdo muaj me 1800 lekë.

Rroga minimale do të shkojë 500 euro. Pensionistët do marrin 100 mln euro më shumë, totali i rritjes buxhetore për pensionistët shkon1 .7 miliardë euro. Sa i përket pagave, jam shumë krenar si kryetar i grupit ti jap lajmin e mirë punonjësve të policisë dhe gardës, që ajo që nuk arritëm vitin e kaluar, ndodh në këtë buxhet. Ministri i Financave bëri prezantimin siç prezanton rregullorja, buxheti të diskutohet në parim në seancën e datës 19 nëntor dhe 11 dhjetor duhet të votohet nen për nen në tërësi. Duke votuar për këtë buxhet, votoni edhe për prindërit tuaj pensionist dhe punonjësit që mëzor presin rritjen e pagave”, tha Balla.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta