“Vendet anëtare do kalojnë në një periudhë prove”, Rama komenton qëndrimin e Marta Kos: E kam hedhur me kohë si ide, të dyja palët marrim atë që duhet

05/11/2025 11:44

Gjatë konferencës së përbashkët me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, kryeministri Edi Rama komentoi qëndrimin e shefes së zgjerimit të BE-së, Marta Kos.

I pyetur nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, Rama tha se në fakt, që shtetet e reja anëtare të BE-së mund të vendosen në një periudhë prove për disa vite, ka qenë ide e tij, e shprehur prej kohësh.

Muhamed Veliu, Top Channel: Z.kryeministër, Marta Kos ka dhënë intervistë ditën e djeshme për Financial Times, ku thotë që shtetet e reja anëtare mund të vendosen në periudhë prove. Si ju duket kjo ide.

Edi Rama: Do lutesha përpara se ta merrni për mungesë modestie, t’i referoheshit arkivave tuaja. Këtë ide e kam hedhur vetë shumë herë më përpara e kam përsëritur, dhe i qëndroj kësaj ideje. Nuk e kam shpikur unë edhe pse e kam hedhur unë në publik.

Është ide që i ka rrënjët shumë thellë në historinë e mendimit europian. Qasje që iu jep mundësi të dyja palëve të marrin atë që duan, pa krijuar problem për miratim. Ne duam të ulemi në tryezë si të barabartë. Duam akses të plotë në të gjithë ngrehinën e Bashikimit Europian.

Ata duan të njëjtën gjë. Sot si ballkanas jemi më të qetë, kjo është një arsye e  mjaftueshme për të gjetur një rrugë të ndërmjetshme pozitive për të dyja palët. I kemi bërë propozimet konkrete, kjo nuk ka nevojë të bëhet me ndryshime traktatesh. Thjesht me marrëveshje. Pas më një marrëveshje ne ulemi ne tryezë. E rëndësishme mos te kemi veton dhe ata të mos tremben nga vetoja jonë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta