Top Story/ “Jo, jo, jo”, Dudushi përplaset me Tabakun: E doni Shqipërinë në BE vetëm kur e fusni vetë

05/11/2025 22:50

Një vit i suksesshëm për Shqipërinë është cilësuar 2025 në progres raportin e Bashkimit Europian.

Dhe pse kritikat nuk mungojnë, pati vlerësime pozitive duke e cilësuar një moment të paprecedentë përparues për qeverinë shqiptare, me mbylljen e pesë grupkapitujve nga gjashtë për një kohë kaq të shkurtër.

Në studion e Top Story deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se progres raporti nuk është pozitiv për vendin tonë. Sipas saj rrugën drejt BE, Shqipëria e ka të largët.

“Sot në praktikë është që i thuhet biznesit, fermerit, familjes, mësuesit… që për dy vite ne do të bëjmë legjislacionin e BE. Ti i thua biznesit që do të paguash kostot e rritura, do të kesh edhe impakt, mund të dalësh edhe nga tregu. A e ke dëgjuar Shqipërinë, që të hapë një diskutim me biznesin. Këta i hedhin në lumë dhe thonë plotësoji. Ky është procesi i integrimit”, tha ajo.

Nga ana tjetër analisti Alban Dudushi shprehet se opozita e do Shqipërinë në BE, vetëm nëse e fut vetë.

“Ka një gjë që nuk është vetëm defekti juaj por politik në përgjithësi. Të gjithë e duam anëtarësimin por e duam ta bëjmë në jo kundërshtari. Jorida thotë që na duhen 30 vite për këtë, 50 për këtë, 1 mijë për atë tjetrën. Duhet një supermen ta bëjë ndryshimin. Çfarë ka ndodhur që Shqipëria është sot më mirë  nga Serbia, Maqedonia, Kosova, ndërsa dikur kishim të tjerë të parë, në ishim të parafundit. Çfarë ka ndodhur që Shqipëria ka avancuar kaq para. Ne jetojmë këtu. Çfarë ka ndodhur që kjo qeveri e ka bërë këtë lloj galopi që ata ta konsiderojnë Shqipërinë më afër BE se çka qenë. Ka pas ndonjë gjë apo jo. Apo ngaqë ju i keni miratuar në parlament grup-kapitujt dhe prandaj u bë”, tha Dudushi.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta