Sean “Diddy” mbush 56-vjeç, ja si e kaloi reperi ditëlindjen në burg

05/11/2025 18:55

Diddy festoi ditëlindjen e tij të 56-të në burg, konkretisht në Qendrën Federale Korrektuese Fort Dix, ku u transferua së fundmi ndërsa vuante një dënim prej 50 muajsh pasi u dënua për dy akuza për transportimin e grave për qëllime prostitucioni.

Reperi Sean “Diddy” Combs mbushi 56 vjeç të martën, më 4 nëntor, dhe e kaloi ditëlindjen në burg, ku shijoi tre vakte së bashku me të burgosurit e tjerë, sipas menusë së siguruar nga revista People.

Mëngjesi, i shërbyer rreth orës 06:30, përfshinte fruta, drithëra, tortë ose bukë integrale me reçel.

Dreka, e servirur midis 11:00 dhe 12:00, ofronte si zgjedhje pulë ose hamburger, të shoqëruara me makarona, salcë dhe spinaq, ndërsa për fund mund të zgjidheshin fruta ose ëmbëlsirë.
Për darkë, rreth orës 16:30, të burgosurit kishin në menu picë.

Combs u transferua më 30 tetor në institucionin FCI Fort Dix në Nju Xhersi, pasi avokatët e tij protestuan për kushtet në Qendrën Metropolitan të Paraburgimit (MDC) në Brooklyn. Ata kërkuan transferimin e tij për të pasur akses në programe rehabilitimi kundër varësisë nga droga.

Në tetor, reperi u dënua me 50 muaj burg nga gjyqtarja federale Aruna Subramanian, pas dënimit të shpallur në korrik. Sipas faqes zyrtare të Byrosë së Burgjeve, data e mundshme e lirimit të tij është 8 maj 2028, çka tregon se ai mund të lirohet më herët për sjellje të mirë.

Avokatja e tij, Alexandra Shapiro, ka paraqitur kërkesë për apelim më 20 tetor, duke kundërshtuar dënimin. Më 3 nëntor, kërkesa për përshpejtimin e apelimit u miratua nga gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të SHBA-së, Beth Robinson, ndërsa seanca dëgjimore është planifikuar për prillin e vitit 2026.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta