Kapet me 800 gr kanabis dhe kokainë në banesë, pranga 25-vjeçarit në Tiranë
05/11/2025 13:34
Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike.
Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale R.D., 25 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 25-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën 800 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që ai i posedonte me qëllim shitjen në sasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel