Pak muaj pas emërimit në krye të Kadastrës së Vlorës, Genc Deromema jep dorëheqjen
Progres raporti Komisionit Europian për Shqipërinë vlerëson vijueshmërinë nga qeveria Rama 4 të avancimit drejt BE por kërkon mos ndaljen e ritmit të reformave të cilat duhet të jenë gjithë përfshirëse.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama shkruan ‘do të bëjmë gjithçka që duhet për t’u ulur më në fund si të barabartë rreth tryezës së BE-së. Le të vazhdojmë, të ecim përpara, së bashku’.
“Po, e bëmë dhe do të bëjmë gjithçka që duhet për t’u ulur më në fund si të barabartë rreth tryezës së BE-së. Le të vazhdojmë, të ecim përpara, së bashku.“, shprehet Rama.
Ai i ka bërë ‘replay’ postit të Marta Kos, ku shkruan “Shqipëria ka shënuar përparim të paprecedentë.
Ky rezultat i jashtëzakonshëm është një dëshmi e qartë e angazhimit të fortë politik të Shqipërisë dhe të aspiratave të qarta europiane të shoqërisë shqiptare.”
Yes, we did! And we will do whatever it takes to finally sit as equals around the EU table. Let’s keep going, fast forward, together🇦🇱💌🇪🇺 pic.twitter.com/3ylIzzarJU
— Edi Rama (@ediramaal) November 4, 2025

Top Channel