Startojnë Lojërat Paralimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, mungon Shqipëria, Irani tërhiqet para ceremonisë, merr pjesë Rusia… 06/03 23:04
Neda Balluku ka folur për herë në Goca dhe Gra në Top Channel në lidhje me vendimin e saj për t’u divorcuar nga bashkëshorti i saj, Ogreni, pas rreth 10 vitesh martesë dhe tre fëmijësh së bashku.
E përlotur ajo pranoi se vitet e fundit marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë e mirë, dhe se kanë jetuar të ndarë.
“Megjithatë prej shumë vitesh tashmë, marrëdhënia nuk është e shëndetshme, prej disa kohësh jetojmë të ndarë dhe kjo është gjithçka dua të them për këtë sepse do doja shumë këtë moment ta menaxhoja me privatësi sepse prioriteti më i madh i vetëm janë fëmijët. Mendoj se duhen mbrojtur, duhet të jemi afër dhe gjej rastin t’u them se mami ju do shumë, jeni jeta ime”, u shpreh ajo e përlotur.
Top Channel