Procesi i divorcit me bashkëshortin, Neda Balluku: Duhen vite për të marrë këto vendime
Ish-ministrja e Kulturës, Arta Dade ka treguar në “Goca dhe Gra” ndjesitë e saj, tashmë si stërgjyshe.
Dade tregoi se është një ndjesi e veçantë tashmë që një vogëlushe i është shtuar familjes së tyre, teksa zbulon se vajzat kanë qenë në minorancë në familjen e tyre.
“Tani është një ndjesi e papërshkrueshme. Njeriu në jetë, sidomos një gratë përjetojmë ndjesinë e të qenurit nënë. Unë kam pasur fatin që t’i shoh tek lindin dhe rriten katër nipa dhe një mbesë. I kam pasur këtu, afër. Ndjesia është kulmore kur shikon që njëri nga këta bëhet baba dhe unë bëhem stërgjyshe.
Por ne kemi fituar jo vetëm Milën por edhe mamin e Milës. Me thënë të drejtën gocat i kishim në minorancë, por tani po i afrohemi. Nipat i kanë marrë tiparet, por i ngjajnë edhe prindërve të tyre. Kur lind një stërmbesë në familje, shohim të gjithë se kujt i ka ngjarë. Është kënaqësi se si kalohet jo vetëm tiparet, por edhe të gjitha tiparet e tjera”, tha Dade.
Top Channel