E rëndë në Selanik, 26-vjeçari shqiptar gjendet pa jetë, në trup ka plagë me armë zjarri
Ish-ministrja e Kulturës, Arta Dade, ka rrëfyer raportin e saj me ish-kryeministrin Fatos Nano, duke u shprehur se ai ka marrë përgjegjësi të mëdha në momente shumë të vështira për politikën shqiptare.
Ajo u shpreh në “Goca dhe Gra” se ditën e funeralit të ish-kryeministrit Fatos Nano, i janë kujtuar të gjitha vitet që ajo i shërbeu politikës shqiptare, ndërsa i ndjeri ndodhej në krye të PS.
“Atë ditë që qe funerali i Nanos, të kalon si një film të gjitha vitet që kemi kaluar kur ai ishte kryetar. Atëherë nuk kishte arbitraritet as në emërime, ne votonim në kryesi, votimi ishte realisht demokratik. Nuk ndodh më tani. Demokracia e brendshme e partive sot ka hapa mbrapa. Këtu vlen që të ketë korrigjime dhe reflektime. Votimet e rregullta të nxjerrin vlerta më të spikatura.
Nanos iu desh të merrte përgjegjësi, si kryeministër, si përgjegjës. Të marrësh një përgjegjësi në kushte të vështira të vendit tregon një qytetari. Dhe pse nuk e ke të garantuar suksesin ai përsëri e mori përsipër. Kjo është për tu vlerësuar. Moment i vështir ishte edhe kur u arrestuar dhe në patëm edhe një protestë. Askush nuk e ka thënë që Nano u cilësua si një i burgosur politik. Nano në moment të vështira ka marrë përgjegjësi shumë të mëdha”, u shpreh Arta Dade.
Top Channel