Kërcënuan dhe shantazhuan të riun dhe familjarët e tij për t’u kthyer borxhin, një i arrestuar, procedohen tre vëllezërit

04/11/2025 14:07

Një 29-vjeçar dhe familja e tij janë kërcënuar dhe shantazhuar nga disa persona për dhënien e një shumë parash që pretendohet që ishin borxhe.

Për pasojë është arrestuar një person, janë proceduar penalisht katër persona, mes tyre 3 vëllezër dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pretendimi”, u identifikuan 5 autorët e dyshuar, nga të cilët:
-u arrestua në flagrancë shtetasi E. C., 26 vjeç;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. C., 35 vjeç, R. B., 35 vjeç, S. B., 19 vjeç, banues në Librazhd dhe L. F., 32 vjeç, banues në Peshkopi;
-u shpall në kërkim shtetasi A. C., 28 vjeç, vëllai i 26-vjeçarit të arrestuar dhe i 35-vjeçarit të proceduar.

Nga hetimet dyshohet se këta 6 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur dhe shantazhuar nëpërmjet celularit, 29-vjeçarin dhe familjarët e tij, me pretendimin se këta shtetas i kishin borxh një shumë të konsiderueshme parash.

Punohet për kapjen e shtetasit A. C. dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta