I rikthehet diplomacisë pas dorëheqjes si kryebashkiak i Vlorës, Komisioni i Jashtëm miraton me konsensus Ermal Dredhën si ambasador në Zvicër

04/11/2025 13:17

Komisioni i Punëve të Jashtme miratoi me konsensus propozimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha si ambasador i ardhshëm i Shqipërisë në Zvicër dhe në principatën e Litenshtenjit.

Më parë Dredha shërbeu ka mbajtur postin e kryetarit e ambasadori të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe nga viti 2016-2023, e nga viti 2023 deri në shtator të këtij viti ai mbajti postin e kryebashkiakut të Vlorës, para se te jepte dorëheqjen.

Në Komisionin për Politikë të Jashtme, mazhoranca dhe opozita u shprehën me superlativa për marrëdhëniet Shqipëri–Zvicër dhe për ambasadorin e ri në Bernë, Ermal Dredha.

Pas miratimit me konsensus nga palët në komision, Dredha ka reaguar me anë të një postimi në Facebook duke shkruar se është mirënjohës për besimin dhe mundësinë për të kontribuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

“Sot pata nderin dhe privilegjin të paraqitem përpara Komisionit Parlamentar për Çështjet Evropiane dhe të Jashtme, për të paraqitur vizionin tim si kandidat për Ambasador të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës dhe Ambasador Jo-rezident në Principatën e Lihtenshtajnit.

Jam thellësisht mirënjohës për besimin dhe mundësinë për të kontribuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe në përfaqësimin me dinjitet të interesave të vendit tonë”, shkruan Dredha.

Kryetari i Grupit Parlamentar Të Partisë Socialiste, Taulant Balla vlerësoi qëndrimet e ish-ministrave të jashtëm Tritan Shehu, Edmond Haxhinasto si dhe të deputetit të ri Erald Kapri për Dredhën, një diplomat karriere me eksperiencë të gjatë.

Balla theksoi se zgjedhja e Dredhës tregon ndryshimin pozitiv në qasjen e Ministrisë së Jashtme ndaj marrëdhënies së veçantë me Zvicrën, ku jetojnë mbi 300 mijë shqiptarë, të cilët duhet ta shohin ambasadën shqiptare në Bernë si “shtëpinë e tyre”, e cila duhet të jetë qendër bashkimi për diasporën, pavarësisht origjinës nga Shqipëria, Kosova, Presheva apo Çamëria.

“Jo shpesh do të kesh mundësinë që edhe kolegët e opozitës dhe të mazhorancës të bien dakord. E vlerësoj shumë gjithçka, tha ministri i Jashtëm Shehu, ministri i Jashtëm Haxhinasto, por edhe kolegu më i ri i Kapri, një historian me shumë eksperiencë për pjesën profesionale, ato që u thanë tani, sa i përket marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Zvicrës, jam plotësisht dakord me konstatimin e tre kolegëve parafolës, që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Zvicrës, edhe pse në këto 35 vite kanë qenë marrëdhënie të shkëlqyera, duke vlerësuar kështu kontributin tejet pozitiv të Konfederatës Zvicerane sa i përket mbështetjes financiare të shumë projekteve zhvillimore, shumëplanëshe.

Dhe Kuvendi i Shqipërisë, për ata që nuk e dinë, është një prej përfituesve direkt të programeve të qeverisë zvicerane, sa i përket forcimit të kapaciteteve institucionale dhe të shumë çështjeve të tjera. Edhe këtu, për shembull, nënvizoj që më në fund Kuvendi i Shqipërisë ka një qendër të vetën studimore dhe një bibliotekë siç i kishte hije, falë projekteve të zhvilluara nga Konfederata Zvicerane.

Janë më shumë se 300 mijë shqipfolës që jetojnë në Konfederatë, kryesisht në kantonet e Zyrihut, Argaut, Sen Galenit e Bernës, ndoshta më pak në pjesën e Gjenevës. Por e rëndësishme është që për ambasadorin e Shqipërisë në Zvicër nuk duhet të ketë asnjë dallim sa i përket qasjes, nëse janë shqiptarë nga Shqipëria, nga Kosova, nga Presheva apo Medvegja, nga Maqedonia e veriut, Mali i Zi apo Çamëria – kudo qofshin.

Ata shqiptarë që jetojnë në Zvicër duhet ta shohin ambasadën e Shqipërisë në Bernë si shtëpinë e tyre. Është përgjegjësi për ambasadën dhe për ambasadorin e ri të Shqipërisë në Zvicër që të jetë pika e referimit për shumë aktivitete”, u shpreh kryetari i grupit parlamentar të partisë Socialiste, Tauland Balla.

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta