“Ne pranojmë ndihmë, por jo leksione për korrupsionin”/ Rama: Ministrja Diella është pjesë e një lufte sistemore
Gjatë konferencës për shtyp, Sali Berisha komentoi edhe njëherë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi dekretin e presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë, duke vendosur në favor të Erion Veliajt.
Për Sali Berishën, gjyqtarët zbatuan parimet ndërkombëtare, ndërsa përsëriti se sipas tij, Veliaj ka “regjim serial killer në burg”
“Pavarësisht nga komentet e ndryshme që bëjnë, qëndrimi im është ky, ata gjykatës që votuan kundër dekretit të presidentit Begaj dhe VKM, ata respektuan e zbatuan parimin ndërkombëtar, të shprehur shumë qartë nga Komisioni I Venecias. Edi Rama thotë ta nxjerrin nga burgu? Ai kishte caktuar regjimin e serial killerit në qeli thotë Veliaj, u trajtova në regjimin e vrasësit serial”-tha Berisha.
Pak më parë Berisha tha se nuk ishte i sigurt, por sot deklaroi plot bindje se sipas tij Veliaj e ka lënë qelinë 2-3 javë më parë dhe ka shkuar diku.
“Nuk dua të hyj në enigma, por e kam deklaruar se dy ose tre javë më parë, në 11 të natës, Veliaj e la qelinë dhe kjo është 100% e sigurt. Variantet se ku shkoi janë të ndryshme, por nuk mund të them se cili është. Ishte në Surrel a ku, nuk e di…”-u shpreh Berisha.
Top Channel