Fiorentina këto ditë po ‘luan’ në dy fronte; nga njëra anë është lamtumira e Stefano Piolit, në anën tjetër janë kërkimet për trajnerin e ri. Formalisht Pioli është ende trajneri i skuadrës violë pavarësisht raporteve të krisura tashmë me presidentin Commisso që duken të pariparueshme, ndërkohë që cështja e ndarjes është shndërruar në një betejë mes palëve kryesisht në aspektin ekonomik.

Fiorentina kërkonte një ndarje me Piolin përmes dorëheqjes së trajnerit duke evituar kështu pagesën e pagës së plotë prej rreth 3 milionë eurosh të teknikut sic parashikohet në kontratën e nënshkruar deri në 2028. Një lëvizje kjo për të lehtësuar bilancin e klubit dhe për të respektuar normat e fair play financiar. Por Pioli refuzon në mënyrë kategorike që të japë dorëheqjen dhe nuk do që të heqë dorë nga paga në kontratën e tij. Pozicioni i trajnerit emilian duket i patundur kështu që bashkëpunimi mes palëve rrezikon të transferohet në një betejtë thuajse ligjore.

Dita e hënë ishte e gjatë dhe e tensionuar me kërkesa të refuzuara dhe kundërkërkesa të papranuara. Ndërsa drejtuesit diskutonin, me presidentin Commisso që ishte i zhgënjyer, Pioli vazhdoi të punojë me ata pak futbollistë që nuk janë të impenjuar me kombëtaren. Pavarësisht zërave për propozimin e një rruge të mesme, sic ishte oferta e Fiorentinës që t’i paguante honorarët e këtij sezoni në këmbim të marrjes së përgjegjësisë, situata nuk ka ndryshuar me Fiorentinën dhe Piolin që mbeten në pozicionet e tyre kështu që mbetet vetëm të presim se si do të mbyllet kjo cështje…

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta