“Diella është shtatzënë me 83 fëmijë, duhet të presë t’i lindë”/ Rama në Samitin e Zgjerimit të BE: Jemi të vetmit që kemi përdorur AI në procesin e anëtarësimit

04/11/2025 18:25

Kryeministri Edi Rama marrë pjesë përmes një video-konference në Samitin e Zgjerimit në Bruksel, ku foli edhe për ministren e krijuar me AI, Diella.

Rama foli për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, teksa sa i përket procesit ai ka deklaruar se jemi të vetmit që kemi përdorur AI.

Gazetarja: Cila është ideja tjetër krijuese që vjen prej jush në rrugën drejt BE?

Edi Rama: Jam i sigurt që keni dëgjuar që Diella është shtatzënë me 83 foshnja, duhet të presë të lindë këta bebe. Nuk është diskutuar shumë që jemi i vetmi vend në këtë proces që kemi përdorur AI, në korpusin ligjor duke e bërë procesin më të shpejtë, edhe në analizë e hartimin e përgatitjes së të gjithë paketave ligjore për t’u miratuar në Parlament. Po përpiqemi të vrapojmë sa më shumë të jetë e mundur duke përdorur AI por pa harruar kurrë se vendi ynë në Evropë së pari është i merituar.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta