Lajme të bujshme nga PSG, Luis Enrique edhe për katër vite të tjera në krye të kampionëve të Europës
Arsenal është thjesht perfekt në këtë sezon të Ligës së Kampioneve. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta mposhti Slavian e Pragës 3-0 në transfertë në raundin e katërt të kompeticionit dhe është në krye me 12 pikë të plota.
Skuadra ceke u përpoq të vërë në vështirësi Arsenalin në pjesën e parë, por nga minuta e 30 ndeshja nisi të vihej në drejtimin e dëshiruar nga londinezët të cilët zhbllokuan rezultatin në minutën e 32 me Saka që shënoi nga pika e bardhë e 11 metërshit. Pas këtij goli Arsenali pati shanse të tjera shënimi, por pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Topcinjve.
Në fillimin e pjesës së dytë, Arsenali dyfishoi rezultatin në 2-0 me Mikel Merino pas një asisti të Trossard. Kaluan pak më shumë se 20 minuta dhe të besuarit e Artetës vunë ndeshjen në kasafortë teksa shënuan edhe golin e tretë, sërish me Merinon, por këtë radhë ishte Declan Rice ai që gjeti saktë sulmuesin spanjoll për të fiksuar fitoren 3-0 me Arsenalin që jo vetëm është në kuotën e 12 pikëve të plota, por nuk ka asnjë gol të pësuar në 4 ndeshjet e para të Ligës së Kampioneve.
Top Channel