Goca dhe Gra/ Neda flet për vendimin e divorcit nga Ogreni pas 10 vitesh martesë: Fëmijët e mi meritojnë të rriten të qetë dhe të lumtur
Këngëtarja ikonë Cher, 79 vjeçe, ka shpjeguar së fundmi pse diferenca e madhe në moshë me partnerin e saj, producentin muzikor Alexander “AE” Edwards, 39 vjeç, nuk ka qenë asnjëherë problem në marrëdhënien e tyre.
Cher foli hapur për historinë e tyre të dashurisë, e cila ka nisur në vitin 2022 dhe ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të diferencës 40-vjeçare.
“Ata nuk jetojnë jetën time. Askush nuk e di çfarë ndodh mes nesh, ne thjesht kalojmë shumë mirë bashkë”, u shpreh këngëtarja, duke iu përgjigjur kritikëve.
Ajo shtoi se për Edwards, mosha nuk ka asnjë rëndësi.
“Ai më thotë: ‘Po, po plakesh… por shpirti yt është më i ri.’ Ne qeshim gjatë gjithë kohës. E dua. Mendoj se është i mrekullueshëm dhe tepër i talentuar.”
Cher tregoi gjithashtu se është afruar shumë me djalin 6-vjeçar të Edwards, Slash.
“Dikur thoja: ‘Zot, më jep një fëmijë dhe një burrë. Dhe ja, i mora të dy”, u shpreh ajo.
Top Channel