Ujësjellës Kanalizimet njoftojnë punime në stacionin e pompave në Fushë-Kuqe, Durrësi, Ishmi, Gjiri i Lalëzit dhe Sukthi nesër pa ujë

03/11/2025 17:00

Ditën e nesërme qyteti i Durrësit do ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona për shkak të punimeve që po zhvillohen në stacionin e pompave në Fushë-Kuqe, siç njofton Shoqëria Rajonale e “Ujësjellës Kanalizimeve Durrës”.

Sakaq autoritete njoftojnë se pritet vështirësi ose ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në qytetin e Durrësit dhe në zonat Ishëm, Gjiri i Lalëzit dhe Sukth.

Shoqëria Rajonale “Ujësjellës Kanalizime Durrës” ka njoftuar se ditën e nesërme do të kryhen punime remonti të planifikuara në stacionin e pompave në Fushë-Kuqe, me qëllim përmirësimin e cilësisë së furnizimit me ujë në të gjithë qarkun.

Njoftimi i plotë:

Sipas njoftimit zyrtar të SHRUKD-së, gjatë kohës që do të zgjasin këto ndërhyrje, stacioni do të jetë jashtë funksionit, gjë që pritet të sjellë vështirësi ose ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në qytetin e Durrësit dhe në zonat Ishëm, Gjiri i Lalëzit dhe Sukth.

Shoqëria u kërkon mirëkuptim qytetarëve, duke theksuar se ekipet teknike do të punojnë për përfundimin e punimeve në kohën më të shkurtër të mundshme, në mënyrë që furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejt.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta