Piloi dhe Fiorentina vazhdojnë negociatat për “divorc”, ish-trajneri i Empolit gati për ta zëvendësuar
Ish-kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka marrë një tjetër rol të rëndësishëm në futbollin italian. Pas rikthimit në “Zonjën e Vjetër” si Drejtor i Strategjisë së Futbollit, Chiellini është zgjedhur sot anëtar i ri i Bordit të Drejtorëve të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC).
Emërimi i tij u zyrtarizua gjatë takimit të Ligës së Serie A, ku ai zëvendëson Francesco Calvon, ish-drejtor menaxhues i Juventusit për të ardhurat dhe marrëdhëniet institucionale, i cili është transferuar te Aston Villa.
Chiellini mori 12 vota pro, duke lënë pas Giovanni Carnevalin (drejtor ekzekutiv i Sassuolos) me tre vota dhe Saverio Sticchi Damianin (president i Lecce-s) me dy. Të dy kandidatët e fundit u tërhoqën gjatë takimit, duke mbështetur zgjedhjen e ish-mbrojtësit të kombëtares italiane.
Me këtë detyrë të re, Chiellini i bashkohet Giuseppe Marottës (president dhe CEO i Interit) dhe Stefano Campoccias (zëvendëspresident i Udineses) si përfaqësues të Serie A në bordin e FIGC, krahas presidentit të Ligës Serie A, Ezio Simonelli.
Top Channel