Tensione dhe sherr masiv në stadiumin “Flamurtari” në Vlorë, në ndeshjen Flamurtari-Elbasani, ndërhyn policia
					 03/11/2025 17:51					
				
				
								
			Java e 10-të e Abissnet Superiores vijon këtë të hënë me dy ndeshjet e tjera Flamurtari-Elbasani dhe Dienamo Teuta.
Në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Flamurtari”, të qytetit të Vlorës, edhe pse ndeshja deri në ato momente ishte në barazimin e baradhë 0-0, ka patur një tension që të paktën për momentin është i paqartë. Në grupimin e tifozëve të tribunës karshi veç tymueseve, filloi edhe një sherr masiv për të cilin u desh ndërhyrja e policisë për ta qetësuar situatën.

Kjo situatë e tensionuar solli edhe ndalimin e ndeshjes për disa minuta deri sa u rikthye qetësia dhe më pas takimi rifilloi.
Top Channel