Plagosje me armë zjarri në Tiranë, policia ngre postoblloqe për kapjen e autorit
Gjatë fundjavës, strukturat e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Vlorë dhe Sarandë intensifikuan kontrollet në të gjitha akset rrugore, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.
Si rezultat, u arrestuan 7 drejtues mjetesh, ndërsa 2 të mitur u proceduan penalisht për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
Në harkun kohor janar–nëntor 2025, në qarkun e Vlorës janë arrestuar/proceduar penalisht 493 persona: 376 prej tyre për “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe 117 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet vijojnë 24/7, me fokus kryesisht në akset urbane dhe zonat me qarkullim të dendur të automjeteve dhe këmbësorëve. Veçanërisht, policia ka kryer testime për alkoolin, kontroll të dokumentacionit, përdorimin e celularit gjatë drejtimit dhe respektimin e rregullave të sigurisë, si kaska dhe rripi i sigurimit.
Të arrestuarit gjatë fundjavës:
K. K., 44 vjeç – drejtim në gjendje të dehur
A. S., 44 vjeç – drejtim në gjendje të dehur
Xh. J., 25 vjeç – drejtim në gjendje të dehur
A. Sh., 43 vjeç – drejtim në gjendje të dehur
A. S., 37 vjeç – drejtim ciklomotor elektrik në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi
L. E., 30 vjeç, shtetas finlandez – drejtim në gjendje të dehur
O. A., 43 vjeç, shtetas turk – drejtim në gjendje të dehur
Të miturit e proceduar: 16 dhe 17 vjeç, për drejtim mjetesh tip “Audi” dhe “Fiat” pa leje drejtimi.
Gjatë javës së fundit, janë vendosur mbi 3,000 masa administrative për shkelje të ndryshme, përfshirë:
940 për tejkalim të shpejtësisë
140 për parakalime të rrezikshme
80 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit
Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit, parakalimet e rrezikshme dhe drejtimin nën efektin e alkoolit.
Top Channel