Pas ngacimitit të Contes vjen menjëherë reagimi i Marottës: Nëse ka respekt dhe demokraci, të gjthë kanë mendimin e tyre…

03/11/2025 17:25

Dueli Conte-Marotta vazhdon në distancë edhe pse ndeshje mes Interit dhe Napolit ka përfunduar prej gati dy javësh.

Trajneri i Napolit thekson në konferencën e sotme për shtyp se janë të parët pavarësisht kritikave të të tjerëve. ”Nuk flas për arbitrimin, e lëmë fare-tha Antonio Conte-sa flitet pak për arbitrat, ngrihet një problem i madh dhe ua shtojmë akoma më shumë konfuzionin. E patë? Sapo dikush foli, ndodhi gjithçka, kështu që të mos flasim për arbitrat se i bëjmë akoma më konfuzë. E përsëris, më vjen keq sepse ndonjëherë sistemi nuk është mbi baza solide.”

Një thumb ndasj Marottës i cili pak minuta pas kësasj deklarate u pyet pikërisht për trajnerin e Napolit: “Conte? Nuk dua t’i përgjigjem kësaj. Nuk ka kuptim ta ngremë përsëri këtë çështje.”

Kështu iu përgjigj presidenti i Interit, Beppe Marotta, polemikave të trajnerit të Napolit, Antonio Conte, për arbitrimin në ditët e fundit të sezonit, duke u larguar nga takimi i Lega Serie A në qendrën VAR në Lissone.

“Ai është absolutisht i lirë t’i thotë këto gjëra, sigurisht. Nëse ka respekt dhe demokraci, të gjithë mund të shprehin mendimin e tyre. Mund të mos jeni dakord, por kjo është në rregull”, shtoi ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta