Ditën e sotme Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ka diskutuar rreth aktit normativ për ndryshimet ligjore në Buxhetin 2025.
Ulsi Manja: Shqetësimi se çfarë ndodh nëse akti nuk miratohet nga Kuvendi dhe rrëzohet brenda 45 ditëve, këtë qytetarët e kanë zgjidhur më 11 maj, me 83 mandatet që i kanë dhënë kësaj maxhorance. Kemi jo vetëm për të kaluar aktin normativ bota, por mund ta bëjmë edhe nga e para një ligj me 3/5 dhe e çojmë atje në Kuvend. Lajmi i mirë është kompensimi financiar i të përndjekurve politik, një proces që duhet të ecte me një ritëm tjetër.
Shto këtu edhe ndryshimet e ligjit për të rritur masën nga 1 mln, në 3 mln. Siç edhe unë kam të drejtën, sepse më iku një legjislaturë dhe nuk e bëmë dot atë ndryshimin e ligjit për t’i vendosur në afat 3500 dosje, por kërkojmë mirëkuptim për faturën financiare. Lajmi i mirë janë pensionet, bonusi i fundvitit, të gjithë ata që e kanë deri në 200 mijë të vjetra, do të kenë bonus 150 mijë lek, ata që e kanë mbi 200 mijë lek të vjetra do të kenë bonus 100 mijë lek. Zoti ministër, përpara se t’ia hedhim në votim aktin
Ministri i Financave: Në lidhje me çështjen e ish-të përndjekurve, në 3100 dosjet e para që janë paguar, është gati gjysma e fondit që kemi vendosur në dispozicion. 52 miliardë lek ose 520 milionë euro është në dispozicion. 250 mln euro janë paguar dhe Kanë ngelur vetëm 270 mln euro, që përbën pjesën e dosjeve të mbetura.
Akti normativ i datës 8 tetor për ndryshimet dhe shtesat në ligjin, për buxhetin e vitit 2025, u miratua 8 vota pro dhe 5 kundër. Pas kësaj u dëgjuan zhurma në sallë, me kundërshtime nga opozita.
Ulsi Manja: Zotit Blushi (Tedi Blushi), ju lutem përgjigjet me shkrim, ose nëse ka për të ardhur kohë mund të vijë t’i marri tek Komisioni Financave, është i lirë të vijë edhe atje.
Top Channel