Makina humb kontrollin në Shkodër, përplas një person që lëvizte me biçikletë
03/11/2025 11:27
Një aksident ka ndodhur në Shkodër në orët e para të mëngjesit, ku makina ka përplasur personin që lëvizte me biçikletë.
“Rreth orës 09:30, në aksin rrugor “Kryebushat-Harku i Berdicës”, shtetasi G. M., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka përplasur shtetasin R. G., i cili po lëvizte me biçikletë”, njofton policia.
I lënduari ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër, teksa shoferi u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Top Channel