Kategoria e Parë/ Fitore në frymën e fundit, Skënderbeu mund Korabin dhe avancon drejt Superiores. Edhe Laçi sheh nga elita (Rezultatet + Renditja)

03/11/2025 19:09

Skënderbeu ka arritur një fitore të vuajtur, por të çmuar në Korçë, duke mposhtur Korabin me rezultatin 3-2.

Me këtë sukses, korçarët forcojnë pozitat në krye të Kategorisë së Parë, duke shkuar në kuotën e 25 pikëve pas 10 javësh.

Në takimet e tjera të javës, Besa Kavajë mori një fitore me vlerë në transfertë ndaj Luftëtarit me rezultatin 2-1, ndërsa Iliria Fushë-Krujë dhe Burreli ndanë pikët pas barazimit 2-2.

Kastrioti fitoi minimalisht 1-0 ndaj Kukësit, Laçi mposhti Lushnjën 2-1 dhe Pogradeci mori një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Apolonisë.

Rezultatet e javës:

AF Luftëtari 1-2 Besa Kavajë

Iliria Fushë-Krujë 2-2 Burreli

Kukësi 0-1 Kastrioti

Laçi 2-1 Lushnja

Pogradeci 1-0 Apolonia Fier

Skënderbeu 3-2 Korabi Peshkopi

Renditja:

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta