Pioli dhe Fiorentina vazhdojnë negociatat për “divorc”, ish-trajneri i Empolit gati për ta zëvendësuar
Mbrojtësi zviceran Manuel Akanji ka zgjedhur të mbetet i rezervuar për të ardhmen e tij, por ka dhënë sinjale pozitive për qëndrimin te Interi, pas fitores 2–1 të zikaltërve ndaj Veronës.
Duke folur për mediat pas ndeshjes, Akanji u shpreh: “Do të shohim çfarë do të ndodhë në fund të sezonit. Po përpiqem të jap maksimumin në fushë dhe në fund do të jetë në dorën e Interit nëse do të më mbajë apo jo. Ata duken të kënaqur, por do të shohim. Për momentin, nuk ka asgjë konkrete.”
29-vjeçari iu bashkua Interit në ditën e fundit të merkatos verore, në formë huazimi nga Manchester City, dhe është kthyer në një nga lojtarët më të përdorur nga trajneri Cristian Chivu gjatë këtij sezoni.
Akanji foli edhe për përshtatjen e tij në Serie A, duke theksuar se niveli i kampionatit italian është ashtu siç e kishte pritur: “Kampionati është po aq konkurruese sa mendoja. Po përpiqem të ndihmoj skuadrën me çfarë mundem. Më pëlqejnë klubi, trajneri dhe stafi – jam shumë i lumtur këtu.”
Gjithsesi, gjithnjë e më shumë po përforcohet ideja se qëndrimi i Akanjit në Milano mund të bëhet i përhershëm, pasi Interi pritet të përballet me ndryshime të rëndësishme në repartin mbrojtës gjatë verës së ardhshme.
Mbrojtësit me përvojë Francesco Acerbi, Stefan De Vrij dhe Matteo Darmian pritet të largohen në fund të sezonit, kur kontratat e tyre të skadojnë – çka mund t’i hapë rrugë zviceranit për t’u bërë një nga shtyllat e reja të prapavijës zikaltër.
Top Channel